Lexoni njoftimet më të fundit, ngjarjet dhe veprimtaritë baritore nga Dioqeza.

Në Dioqezën Prizren-Prishtinë, në Kishën katolike të Kosovës aktualisht gjenden 24 famulli, të shpërndara në të gjitha viset kryesore të vendit. Në 22 prej këtyre famullive shërbejnë meshtarët dioqezanë, ndërsa në një famulli veprojnë rregulltarët - françeskanët në Gjakovë, ndërsa salezianët ushtrojnë veprimtarinë e tyre edukative në Qendrën Don Bosko në Prishtinë dhe në Gjilan, si dhe në kuadër të Dioqezës janë edhe dy Shkolla Profesionale Loyola në Prizren, dhe Gjon Nikoll Kazazi në Gjakovë. Në tërësi, në dioqezë shërbejnë 43 meshtarë, nga të cilët 30 janë meshtarë dioqezanë dhe 13 rregulltarë që i përkasin urdhrave të ndryshëm fetarë. Përveç tyre, në jetën baritore dhe misionare të dioqezës angazhohen edhe motra rregulltare, katekistë, si dhe një numër i madh vullnetarësh laikë, të cilët ndihmojnë në veprimtaritë baritore, edukative dhe bamirëse.
Ordinariati i Kosovës përfaqëson një formë të veçantë të strukturës kishtare, e cila udhëhiqet nga një ipeshkëv ose ordinar dhe kujdeset për komunitete të caktuara të besimtarëve. Ai ka për detyrë të forcojë jetën shpirtërore, të ruajë traditën katolike dhe të bashkojë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë besimin në rrethana të ndryshme. Përmes këtij organizimi, Kisha siguron kujdesin baritor për çdo besimtar, kudo që ndodhet. Ordinariati është një dritare për bashkësitë që jetojnë larg selisë kryesore apo që kërkojnë mbështetje të veçantë shpirtërore, duke u ofruar shërbime, udhëzime dhe mbështetje morale. Ai ndihmon në organizimin e famullive, koordinimin e meshtarëve dhe nxit bashkimin e komuniteteve përmes aktiviteteve fetare, edukative dhe sociale, duke reflektuar gjithmonë dashurinë dhe misionin e Kishës Katolike.



Gjithçka që ju nevojitet për lutje, orientim liturgjik dhe informim shpirtëror – gjithmonë pranë jush.

Përhapja e krishterimit në Kosovë, gjegjësisht në territorin e Ipeshkvisë Shkup-Prizren mund të thuhet se zë fill qysh në kohën apostolike. Edhe pse mungojnë drejtëpërdrejt burimet historike, arkeologjike..., megjithatë lypset të kihet parasysh udhëtimet apostolike me predikimet e Shën Palit apostull, veçanërisht nëpër qytete të këtyre anëve të Evropës Juglindore përmes rrugëve të njohura të komunikacionit e të tregtisë në botën ilire-romako-greke, siç ishin Heraklea, Linkestris, Nikea, Stobi, Scupi, Ulpiana... gjë që dëshmon se krishterimi do të ketë mundur t’i lëshojë rrënjët tashmë më shekujt e parë.


Shfletoni botimet tona periodike dhe shkarkoni PDF-të për lexim.
Në këto kohëra të vështira, më shumë se kurrë duhet të konsiderojmë jetën, paqen dhe dashurinë — më shumë sesa vdekjen, luftën dhe urrejtjen midis njerëzve.
