Hapja zemrën tënde Zotit e mbushu me dashurinë e Tij
Ky seksion të udhëzon drejt kthimit te Krishti, duke të frymëzuar të hapësh zemrën ndaj Zotit dhe të mbushësh jetën me dashurinë e Tij të amshuar. Përmes pagëzimit, zemra shndërrohet, Shpirti Shenjtë pranohet dhe lind një jetë e re në qiell.


Ipeshkvia Prizren-Prishtinë ose sikur jemi mësuar ta njohim në emërtimin popullor, Ipeshkvia e Kosovës, ka një Zyrë të veçantë që kujdeset për baritoren katekumenale. Me termin katekumen, Kisha Katolike nënkupton ata persona të cilët janë në kërkim të së vërtetës, kanë filluar përshkimin e jetës së Krishterë ose janë në fazën e përgatitjes intenzive për Pagëzim. Këndej kjo zyrë edhe quhet Zyra për Katekumen. Zyrën e drejton një nga meshtarët e Dioqezës, të cilin e emëron Ipeshkvi në atë detyrë. Atë e ndihmojnë një grup i konsiderueshëm bashkëpunëtorësh nga të gjitha famullitë tona.
Përgjegjësia e këtij enti kishtar nuk është veprimtari drejtpërdrejtë baritore, por koordinon veprën baritore të gjithë dioqezës.
Detyrat parësore të kësaj Zyre:
Kjo Zyrë kujdeset edhe për ecurinë e jetës shpirtërore të Neofitëve (posa të pagëzuarit). Nëse dikush beson se është i krijuar nga Hyji Dashuri, atëherë ai është i lirë, nuk pranon imponim, nuk mashtrohet e as nuk nënshtrohet. I duhet vetëm të hap zemrën që dashuria ta përfshijë atë dhe që zemra e tij të shkrihet në dashuri e të bëhet burim i kësaj dashurie për të gjithë njerëzit. Çdo individ ka të drejtë të paraqitet në cilëndo famulli apo kishë në Kosovë, për të shprehur dëshirën e vet të Kthimit në fenë e të parëve të tij, e të bëjë kërkesën për pagëzim. Në lirinë e Hyjit Dashuri, çdo person është i lirë të ndjek ndjenjën e zemrës së vet drejtë besimit, nuk pranon imponimin e askujt, nuk mashtrohet nga joshjet e as nuk iu nënshtrohet presioneve. I duhet vetëm ta hap zemrën, që dashuria e Hyjit, ta përfshijë atë. Në këtë kontekst, jeta e çdo njeriu është një marrëdhënie personale mes Krijuesit dhe t'krijumit (njeriut). Kurse kthimi, është vendim individual i personit të lirë e të përfshirë nga dashuria, i cili kërkon të hyjë në një relacion të ri me Krijuesin e vet. Prandaj, vendimi për kthim duhet të merret me bindje, pa shtrëngim dhe me liri të plotë të shpirtit.
Hyji është krijues i çdo gjëje dhe Atë i mëshirshëm për të gjithë ne! - E amshuar është dashuria e tij. Kthehu e Pagëzohu - Pagëzimi është shndërrimi i zemrës – përqafimi i Zotit, pranimi i Shpirtit Shenjtë ose thjeshtë rilindje për qiellin.