Rrëfimi nuk është një bisedë me një mik, nuk është një hapësirë për t’u shfaqur duke treguar mëkatet e të tjerëve, nuk është një seancë falas te psikologu dhe as nuk është një moment drejtimi shpirtëror.
Ai është një larje e shenjtë dhe shpëtuese. Është një akt i saktë, sakramental, në të cilin hyn pas një shqyrtimi serioz të ndërgjegjes për të akuzuar veten përpara Hyjit. Duhet bërë në gjunjë.
Mëkatet duhen rrëfyer sipas llojit, numrit dhe rrethanave, siç mëson Katekizmi, sepse rrëfimi nuk është një tregim, por një akt i së vërtetës dhe i drejtësisë shpirtërore. Gjithçka që ka të bëjë me rrugëtimin personal, plagët e brendshme, dinamikat e shpirtit dhe rritjen në jetën shpirtërore i përket një fushe tjetër: asaj të drejtimit shpirtëror.
Rrëfimtaria nuk është vendi i përshtatshëm për drejtimin shpirtëror, edhe për një arsye shumë konkrete: prifti është i detyruar nga vula sakramentale të harrojë atë që ka dëgjuar. Ai nuk mund ta mbajë mend, nuk mund ta përdorë dhe nuk mund të ndërtojë mbi të një rrugëtim të vazhdueshëm. Drejtimi shpirtëror, përkundrazi, kërkon kujtesë, vazhdimësi dhe njohje të thellë të personit.
Për këtë arsye, në traditën e Kishës, rrëfimi dhe drejtimi shpirtëror kanë qenë gjithmonë të dalluar. Shumë shenjtorë kishin një rrëfimtar dhe një drejtues shpirtëror që shpesh nuk përkonin. Rrëfimi shërben për t’u pastruar, drejtimi për t’u udhëhequr. Ngatërrimi i këtyre dy planeve i dobëson të dyja.
Roberto Bonaventura